“Nuk ka forcë në botë që më prish kontratën me shqiptarët” Berisha: Ramës do ti mbahet fryma javët që vijnë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Edi Rama është njeriu i vetëm i cili nuk foli dot pas protestës së 7 korrikut.
Sakaq ai shtoi se në javët që vijnë atij do ti mbahet fryma edhe më shumë.
Sali Berisha: Pas 7 korrikut njeriu i vetëm që nuk foli dot ishte Edi Rama, pse merreni mend vetë. Për tre javë e harroi fjalën opozitë, do ti mbahet fryma edhe më shumë javët që vijnë. Pa një realitet që nuk e kishte menduar as në ëndërr. Opozita sot është më e fortë se kurrë. Opozita duhet të bëjë gjithçka për tu shtrirë në kilometrin tjetër. Po ta studioni Ramën shihni një njeri totalisht të çekuilibruar.
I pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë për ta larguar nga politika ai u shpreh se nuk ka forcë në mund të dëmtojë kontratën e tij me shqiptarët.
Sali Berisha: Në politikë Sali Berisha nuk është as nga Edi Rama as nga askush tjetër , por nga qytetarët, kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të dëmtojë kontratën time me shqiptarët. Është kontrata për Shqipërinë është kontrata për shqiptarin.
Sa i përket bashkëpunimit që do të ketë me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe me të gjithë frontin.
Sali Berisha: Lëvizjet e mëdha do të koordinohen me Partinë e Lirisë dhe me të gjithë frontin. Ekziston një front që organizoi 7 korrikun. Kudo që bëhet protestë ju bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë.

