Në Sarandë e reja vetëhidhet nga pallati, në Vlorë burri kanos me thikë ish-gruan

Një vajzë 23 vjeçare është hedhur gjatë natës nga kati i dytë i një pallati në Sarandë.

Vajza e cila ishte nga Tirana ndodhej me pushime, ndërsa pasi u dërgua në spitalin e Sarandës u konstatuan fraktura të shumta në trup.

"Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetarja e Ora Neës informon se sipas mjekëve, vajza ka shkuar në urgjencën e Sarandës në orën 02:30 dhe si diagnoze kishte Politraum Frakt kompresiveL1 L2.

Per shkak të traumave dhe frakturave, ajo është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në Vlorë burri ka kanosur me thikë ish-gruan, i cili u arrestua më pas

"Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim I. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten e tij," njoftoi polcia.