Anija që do të prodhojë energji pritet të ankorohet në port, Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës e pret me protestë
Teksa termocentrali lundrues ndodhej pak milje larg bredetit të Vlorës, ambientalistë e qytetarë ishin mbledhur në protestë.
TEC-i që është i pari i këtij lloji në vendin tonë, do të prodhojnë energji elektrike, ndërsa ai do të punojë me naftë.
“Nuk e japim Vlorës” ishte parulla kryesore e protestuesve që ishin të paktë në numër.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
"Ne jemi një grusht njerëz por jemi të motivuar dhe shumë të angazhuar për të reaguar për diçka që po ndodh sot por që mund të ketë konseguenca shumë të rrezikshme për 30 vitet e ardhshme apo më tepër për Gjirin e Vlorës" tha Lavdosh Ferruni.
Ambientalistët thanë se ndotja që do të shkaktojë ky TEC do të jetë alarmante për Vlorën dhe vendin.
Ata thanë se një projekt i tillë shkakton më shumë dëme sesa sjell përfitime.
Lavdosh Ferruni:“Kjo anije që po vjen ka të inkorporuar 2 platforma që do të instalohen tek Triporti tek porti i peshkataerëve, që në vetvete është e papranueshme. Do të jenë dy platforma supergjigande, supergjeneratorë që do të djegin 600 tonë naftë të rëndë në ditë. Kjo është katastrofë për atë që kupton çdo të thotë djegia e naftës.
Kjo sasi nafte që do të digjet 600 tonë është e barabaratë sikur në Vlorë sot 100 mijë makina të bëjnë 100 km brenda Vlorës, brenda ditës. Kjo është katastrofa që pritet të ndodhë me këto dy anije. Po kjo është vetëm fillimi.
Qeveria e Shqipërisë lajmëoj pak muaj më parë se TEC-i lundrues është një përgjigje e detyruar për të zbutur efektet e krizës energjitike, ndërsa do të prodhojnë deri në 114 megavat në orë, energji elektrike.
Pak ditë më parë Berisha akuzoi Ramën se po zbrazte HEC-et që të justifikojë anijet nga Bangladeshi për energji, do të ndotin Vlorën

