Vranësira dhe rritje e temperaturave, ja moti për sot
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 07:35
Sipas MeteoAlb: Parashikohet që gjatë paradites të mbetemi me kthjellime, KU më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave.
POR gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shfaqje e vranësirave në të gjithë territorin, KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat
ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi
Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
