Nisin ndryshimet në polici, Rrumbullaku: Drejtorët të dalin në terren, etikë e disiplinë në punë
Respektimi i orarit të punës, uniformës dhe paraqitjes së jashtme ka qenë urdhëri i parë i firmosur nga Muhamet Rrumbullaku pas marrjes së detyrës. Gjatë një takimi me drejtuesit e sektorëve në qendër dhe shefat e komisariateve kryepolici i ri u ka kërkuar atyre të dalin në terren dhe të mos drejtojnë nga zyrat.
Urdhëri i parë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pas marrjes së detyrës, lidhet me disiplinën.Sipas burimeve kryepolici u ka kërkuar vartësve që të respektojnë orarin e punës në mënyrë rigoroze dhe uniformën.
Të njejtat burime shtojnë së drejtori i ri është që çdo efektiv të dalë në terren dhe të mos kamandojnë nga zyrar e tyre.
Muhamet Rrumbullaku: Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit.
Pjese e kësaj mbledhje ishin edhe Drejoria e Policisë Rrugore ku ndaj tyre drejtroi i ri ka kërkuar të ndryshojë mënyrën e deritanishme të funksionimit në raport me sjelljen ndaj shkelësve të Kodit Rrugor dhe qasjen ndaj qytetarëve.
Po ashtu ai kërkoi funksionimin e plotë të teknologjisë, duke shmangur prezencën e punonjësit të policisë në semafore, kontrollet të jenë me përzgjedhje dhe në raste të konstatimit në shkelje, jo kontroll të çdo automjeti në rrugë.
Sfida e drejtorit të ri është pastrimi i punonjësve të korruptuar dhe inkriminuar nga radhët e policisë. Nga fillimi i këtij viti janë dërguar për ndjekje penale më shumë se 200 punonjës të policsë të sektorëve të ndryshmë. Në këtë periudhë 61 punonjës janë arrestuar ndërkohë që rastet me të bujshmë janë arrestimet e efektviti të operacionalës Jeton Lamit por edhe të shefit të krimeve Leonard Palushi.
