Korça "vuan" për mësues, të gjithë maturantët për infermieri

Në Korçë, infermieria dhe gjuha angleze rezultojën të jenë më të preferuarat për raundin e parë, ndërsa mësuesia si vitet e fundit vijon të jetë në krizë, pasi shumë pak studentë po e preferojnë atë.

Të rinjtë që mbarojnë gjimnazin po shohin mundësitë të regjistrohen në degët të cilat ofrojnë më shpejt punë.

Në universitetin “Fan Noli” në Korçë, Dega e infermierisë dhe ajo e gjuhës angleze janë më të preferuarat.

"Për momentin në Shqipëri, por pse jo edhe jashtë do ishte mundësi shumë e mirë. Atje kushtet e punës janë më të mira, pagesa më e kënaqshme, prioritete më shumë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kam zgjedhur financë-kontabilitet. Shikoj tregun e punë, jo të gjitha degët, si shërbimet sociale apo diçka tjetër sic janë degët e tjera ku ka shumë studentë. Kjo është një degë që ka më pak studentë, prandaj unë zgjodha këtë," thonë dy studente.

Sipas Artur Priftit ,drejtor i kurrikulave në Universitetin e Korçës, degët e mësuesisë dhe bujqësisë kanë pasur ulje të numrit të aplikimeve të studentëve.

"Programet ë të preferuara për maturantët janë infermieria, mamia, gjuha angleze. Ndërsa për programet e tjera si mësuesia, ka numër më të ulët.

Çdo universitet që ka program mësuesinë është problem kombëtar. Atje shkojnë më pak, pasi kjo varet dhe nga numri i maturantëve. Nëqoftëse shikoni statistikat e gjimnazeve, numri i maturantëve nga viti në vit është në rënie," tha ai.

Në përfundim të raundit të parë, 157 studentë kanë aplikuar në fakultetin e shkencave mjekësore, 104 studentë në fakultetin e edukimit si edhe si edhe 93 në fakultetin ekonomik.