Berisha nga Postriba: Shqipëria në rrezik, është në duart e një cubi pa moral e pa nder

Kryetari i PD-së Sali Berisha është sot në Postribë për të kujtuar kryengritjen e Postribrës.

Pasi u bënë homazhe para monumentit, Berisha ngriti zërin se Shqipëria sot është në rrezik ashtu si 76 vite më parë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Pas 76 vitesh Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit e pushtetit të një partie të përqëndruar në duart e një cubi që nuk ka moral nuk ka nder nuk ka asgjë por vjedh e placket qytetarë shqiptarë çdo ditë dhe ky është Edi Rama”

Berisha ftoi demokratët të vijojnë rezistencën deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Kryengritja e Postribës, më 1946, në Shkodër, ishte kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri. Megjithatë ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp nga forcat komuniste. Kryengritja pasoi me ekzekutime të qindra personave. Çdo vit, demokratët e kujtojnë ditën e Kryengritjes së Postribës.