Ende asnjë gjurmë e 26 vjeçarit që humbi në bjeshkët e Sharrit

Mbetet mister fati i Meledin Adilin, 26 vjeçarit nga Borja e Kukësit, i cili humbi në Bjeshkët e Sharrit, në kufirin Shqipëri – Kosovë, ku kishte dalë për të mbledhur boronica.

Operacioni i kërkim shpëtimit që ende vijon është shtrirë në të dy anët e kufirit.

Në anën e Kosovës, veç policisë në kërkim janë përfshirë edhe forca të FSK–së, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Operacionit i është bashkuar edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë si dhe hetuesit rajonal të Dragashit për të marrë rastin në kompetencë.

FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terren malore.

Po ashtu kanë bërë edhe Policia e Kukësit.

Bjeshkët po kontrollohen edhe me dronë.

Por 5 ditë kërkime intensive nuk kanë dhënë rezultat.

Nga i riu ende nuk ka asnjë gjurmë.

26 vjeçari Medelin Adili humbi të hënën e 5 shtatorit teksa po mblidhte boronica në bjeshkët e fshatit Brod, Komuna e Dragashit në Kosovë.

Prania e mjegullës dyshohet se mund ta ketë ngatërruar në rrugën e kthimit në shtëpi.