Tabaku-Agalliu në konferencë: Të ndryshojnë prioritetet, paratë e taksave të shkojnë për qytetarët
Deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu kanë zhvilluar një konferencë për shtyp me fokus krizën ekonomike.
Ata kanë kërkuar një paketë më efektive nga ajo që u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama
Arbi Agalliu: Buka është 50 për qind rritje, mielli, makaronat orizi, qumësht. Nuk mund të mburret një qeveri që ka rritur të ardhurat prej produkteve bazë. Edhe nëse janë rritur ku kanë shkuar këto para? Këto paara shkojnë për incineratorët, tendera korruptiv. Që nga 1 korrik i kërij viti deri më sot qeveria nuk ka dhënë asnëj cent për pensionistët dhe familjet në nevojë.
Jorida Tabaku: Paketa e prezantuar dje është thejsht një dryshim rutinë i buxhetit. E vetmja masë që u propozua për energjinë ishte rritja e çmimit. Rritja e pagës bëhet nga biznesi. Kishte indeksim për pagat por është i pamjaftueshëm. Rritja e Ļmimeve është 2 herë më i lartë se ai që deklaron instat. Tani në nivel ditor do të marrë 330 lekë të vjetra në ditë. Nëse në tendera do të ishte marrë vlera më e ulët vetëm këtë vit do të ishin kursyer 385 milion euro.