“Patronazhistët kancer i administratës shtetërore”, Berisha: Protestat nuk do të ndalen

Kryetari i PD-së Sali Berisha nga Postriba u shpreh se protestat nuk do të ndalen më.

Ai u shpreh se ato nuk kanë qëllim marrjen e pushtetit  por rikthimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë.

Berisha u shpreh se qëllimi nuk ishte Sali Berisha por treni.

Sali Berisha:  Pas 7 korrik shqiptarët u informuan se protestat presin shtatorin fillimin e tetorit për të mos u ndalur më. Një lëvizje demokratike në formë të një lëvizje paqësore është shumëformëshe. Nuk ka qëllim marrjen e pushtetit. Ka qëllim rikthimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë. Të bëjë shqiptarët pronarë të votës së tyre, jot u grabitet nga patronazhistët. Ka nga ato patronazhist që janë sjellë si terrorist të vërtetë. Patronazhistët janë kancer i administratës shtetërore.  Treni nuk ndalet. Unë kuptova se qëllimi nuk ishte Sali Berisha qëllimi ishte treni. Ngaqë nuk u ndal arriti më 7 korrik dhe ajo është dita e madhe e shpresës së shqiptarëve prej shumë vitesh.

Kryetari i PD-së Sali Berisha shkoi sot në Postriba për të kujtuar kryengritjen e Postribrës.