Pogradec, u premtoi emigrantëve kalim drejt vendeve të BE, 31-vjeçari kapet rrugës për Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 14:28
Është arrestuar një person në Pogradec për transport të paligjshëm emigrantësh.
Kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar "Perimetri 192".
I arrestuari është 31 vjeçari me inicialet M. M., banues në Tiranë.
“31 vjeçari u kap, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip "Benz", në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

