Vritet Ismet Çekorja/ 15 të shoqëruar në Shkodër, pyeten familjarët e Alban Bruçaj, Edhe RENEA në aksion
Policia e Shkodrës ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 për të bërë kontrollin e disa ambienteve dhe shoqërimin e disa perësonave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me vrasjen e 57 vjeçarit Ismet Çekorja
Burimet bëjnë me dije se përgjatë operacionit të zhvilluar për disa orë, janë shoqëruar 15 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen, mëson Ora News.
Vrasja
Babai i Bajram Çekores i shpallur në kërkim për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Alban Bruçaj gati një javë më parë u ekzekutua pasditen e 2 shtatorit 2022 në lagjen "Guerrile", në Shkodër. Burimet thanë se Ismet Çekorja mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Kamerat e sigurise
Në vendin dhe përreth zonës ku ka ndodhur krimi në lagjen Kiras të Shkodrës, ku viktima edhe banonte, ndodhen disa kamera sigurie, por vëzhgimi i hetuesve, ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar, ç'ka ka vështirësuar ndjekjen e itinerarit të autorëve.
Një ditë më pare në pyejte janë marrë edhe familjarët dhe të afërm të familjes së Alban Bruçaj i cilit më 25 gusht 2022 i shpëtoi një atentati dhe për këtë është shpallur në kërkim dhe djali i viktimës, Bajram Çekorja dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
