Policia blindon Fierin gjatë mbrëmjes, shoqërohen në komisarat disa persona
Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Nuk dihet nëse këto kontrolle vijnë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, por ato kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierakë, ndërsa uniformat blu nuk kanë shmangur kontrollet fizike edhe në qendër të qytetit.
Gazetarja e Ora News Inelda Vallja bën me dije se për verifikim janë shoqëruar në komisariatin e Fierit edhe drejtuesit e disa automjeteve.
Forca të shumta policie ka pasur sidomos në segmentin rrugor që të çon drejt Bypassit të Fierit.
Objektiv i këtij aksioni të policisë mësohet se kanë qenë persona të shpallur në kërkim, që lëviznin me armë apo lëndë narkotike.
Prani e policisë është vënë re edhe në hyrje dhe dalje të qytetit ndërkohë që patrullime ka në të gjithë qytetin e Fierit.
