Vlorë/ Makina e dy policëve pa targa e me xhama të zinj, pas parakalimit autori menduan se po u bëhej pritë

Burimet e policisë së Vlorës sqaruan se automjeti që lëviznin dy policët mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 ishte pa targa dhe xhama të zinj.
Ata po përcillnin njëri tjetrin në banesë pasi kishin dalë nga palestra.
Ndërkohë, në një rrugicë në lagjen "Partizani" Vlorë janë përballur me makinën që i ka qëlluar dhe e kanë parakaluar.
"Autori ka menduar se mund të ishte pritë për atentat ndaj tij dhe ka shtënë menjëherë. Passati që ka shtënë ndaj makinës me policët ishte me targa të rregullta dhe sipas gjasave identifikohet shumë shpejt", raportoi gazetari i Ora News, Edi Ruçi mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm policia njoftoi se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë në drejtim të automjetit ku udhëtonin 2 punonjësit e policisë
Personi në kërkim ishte një 37 vjeçar i njohur me tre identitete: Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, 37 vjeç, banues në Vlorë. Diego Hanaj më 5 janar 2022 iu bë atentat në hyrje të pallatit të tij, pranë një marketi.
Dy policët në makinë Anxhelo Breshani, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe Narko Mehmetaj, polic Kufiri në Sarandë, kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat dhe po ktheheshin nga palestra.
Ata nuk janë lënduar por janë marrë në pyetje.
Pika e kontrolli u ngritën në dalje të qytetit të Vlorës, për të rënë në gjurmë të autorit ose autorëve që qëlluan mbi policët por deri tani ende nuk ka të arrestuar.
NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE
Plas në Vlorë, qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 2 policë brenda

