Atentati ndaj 2 policëve në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në dalje të qytetit

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen partizani në Vlorë, ku është qëlluar me armë drejt një makine “Audi” me 2 policë brenda, policia ka ngritur pika kontrolli në qytet.

Pika e kontrolli janë ngritur në dalje të qytetit të Vlorës, për të rënë në gjurmë të autorit ose autorëve që qëlluan mbi policët.

Mësohet se punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake dhe nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

Mësohet se bëhet fjalë për Anxhelo Breshanin, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë, një efektiv i ri në policinë e shtetit dhe ka pak vite që e ka marr detyrën, dhe Narko Mehmetajt polic kufitar në Sarandë.

Efektivët në dëshminë e tyre kanë thënë se automjeti është larguar në zonën e mbi spitalit të Vlorës e cila është një zonë që mund të të çojë në çdo pikë të qytetit dhe jashtë tij, raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime dhe nuk janë shoqëruar drejt spitalit të Vlorës, por ata janë marrë në pyetje në vendin e ngjarjes.

NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE

NE PERDITESIM/ Plas në Vlorë, qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 2 policë brenda

Atentati ndaj 2 policëve në Vlorë, policia ngre pika kontrolli
Foto nga postoblloqet në dalje të Vlorës