"Bashkimi kombëtar i ka themelet këtu", përkujtohet 80-vjetori i Konferencës së Pezës

Kryesia e Shoqatës Patriatiko Kulturore Myslim Peza organizoi sesionin jubilar me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Veteranë lufte e zyrtarë vendorë e përkujtuan këtë ngjarje si përpjekje për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë.

"Bashkimi kombëtar në kohën e luftës i ka themelet këtu në Pezë".

Historianët folën për rëndësinë e studimeve shkencore të momenteve të tilla dhe përcjelljen e të vërtetës te të rinjtë.

"Mësimin e historisë ta bëjmë siç duhet, mbi baza shkencore sepse vetëm në këtë mënyrë sigurohet jo vetëm e tashmja por edhe e ardhmja."

Me 16 shtator 1942 u mbajt ajo që tanimë njihet si Konferenca e Pezës, ku çdo vit zhvillohen aktivitete në nder të Forcave Antifashiste Shqiptare.