Të shtënat ndaj policëve në Vlorë, sekuestrohet makina e autorëve. Kamerat kapën momentin kur u larguan në këmbë
Mjeti i autorëve që qëlluan me armë ndaj dy policëve të Vlorës mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 është gjetur dhe sekuestruar nga policia mëngjesin e sotëm 3 shtator.
Gazetari i Ora News Edi Ruçi bën me dije se nga targat e mjetit është bërë dhe identifikimi i autorëve, pasi ai ishte me targa të rregullta.
Mjeti mësohet se është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa janë identifikuar dhe autorët, por ende nuk janë bërë publike identitetet e tyre.
Kamerat e zonët kanë kapur dhe momentin kur ata kanë dalë nga makina, duke e lënë aty, ndërsa vetë janë larguar në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 ku në qytetin e Vlorës, lagjia "Partizani" u qëllua me armë drejt një automjeti ku gjendeshin dy efektivë të policisë.
Dy policët në makinë Anxhelo Breshani, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe Narko Mehmetaj, polic Kufiri në Sarandë, kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me një automjet privat pa targa dhe më xhama të zinj.
Dyshohet se pas parakalimit nga mjeti i efektivëve, autorët kanë menduar se po u bëhej pritë dhe për këtë arsye kanë qëlluar drejt tyre.
NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE
Plas në Vlorë, qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 2 policë brenda

