Dyshohet se po ktheheshin nga palestra, japin dëshminë e tyre 2 policët që u qëlluan me armë

Një atentat i mundshëm ka ndodhur mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 lagjen "Partizani" në Vlorë, ku është qëlluar me armë drejt një makine “Audi” me 2 policë brenda.

Mësohet se punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake dhe nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për Anxhelo Breshanin, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe tjetri Narko Mehmetajn, polic Kufiri në Sarandë, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime dhe nuk janë shoqëruar drejt spitalit të Vlorës, por ata janë marrë në pyetje në vendin e ngjarjes.

Ata kanë deklaruar se automjeti i llojit Volkswagen, por pa dhënë shumë detaje rreth autorëve apo targës së makinës së tyre.

Efektivët kanë thënë se automjeti është larguar në zonën e mbi spitalit të Vlorës e cila është një zonë që mund të të çojë në çdo pikë të qytetit dhe jashtë tij.

Deri më tani s’ka të dhëna për ndonjë mjet të djegur teksa as për kapjen e autorëve policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.


NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE

Plas në Vlorë, qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 2 policë brenda