Qëlloi drejt policëve në Vlorë, autorit me tre identitete iu bë atentat dhe në janar të këtij viti

Autori i identifikuar tashmë që qëlloi drejt policëve mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 në lagjen "Pavarësia" në Vlorë, ka qenë dhe në janar të këtij viti shënjestër e një atentati.

Diego Hanaj, i cili përdorte dhe identitetet Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj më 5 janar 2022  iu bë atentat në hyrje të pallatit të tij, pranë një marketi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në atë kohë drejt tij u qëllua tre herë. Fatmirësisht 37 vjeçari arriti të shihte në kohë pistoleten dhe u shmang duke u larguar me vrap ndërsa mbeti i plagosur në dorë.

Gazetari i Ora News Edi Ruçi bën me dije se Diego Hanaj mè parë ka qenë i arrestuar edhe më parë për kultivim dhe trafik narkotikësh. Në 2013 Haxhiraj u arrestua bashkë me disa persona të tjerë në kuadër të operacionit "Skela 1" ku u sekuestruan rreth 600 kg kanabis.  

 

Si u sulmua makina me dy police më 2 shtator 2022?

Burimet e policisë së Vlorës sqaruan mbrëmë vonë se automjeti ku po lëviznin dy policët ishte pa targa dhe xhama të zinj.

Ata po përcillnin njëri tjetrin në banesë, pasi po ktheheshin nga palestra. Në një rrugicë në lagjen "Partizani" Vlorë janë përballur me makinën që i ka qëlluar dhe e kanë parakaluar. Autori ka menduar se mund të ishte pritë për atentat ndaj dhe kanë shtënë menjëherë, raportoi gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Ndërkohë për ngjarjen e 2 shtatorit 2022, ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Qëlloi drejt policëve në Vlorë, autorit me tre identitete iu
Në foto dy policët që u qëlluan në Vlorë