Qëllohet me armë drejt policëve në Vlorë, dyshohet për atentat pas një sherri
Një atentat i mundshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 2 shtator 2022, në qytetin e Vlorës, në lagjen e quajtur “Partizani”.
Një mjet tip “Volkswagen” ka qëlluar me armë drejt një makine “Audi” ku ishin duke udhëtuar dy policë.
Dyshimet paraprake janë se drejt makinës së tyre është gjuajtur me armë zjarri të llojit pistoletë, ndërsa janë gjendur 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes, raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi.
Në makinë udhëtonin Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Narko Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikt të çastit mes disa personave dhe policëve, ndërsa pritet versioni zyrtar nga policia.
Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes policia ka hapur rrugën kryesore për të vijuar qarkullimi dhe pritet heqja e automjetit “Audi” për ta çuar në komisariat për ekspertizë të mëtejshme.
NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE

