Ulje e ndjeshme e temperaturave dhe vranësira, çfarë rezervon moti për sot

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës.

Pritet që deri në orët e mesditës vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje, më të dukshme në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qëndrore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht kushtet e motit të pësojnë përmirësim, si fillim në zonat Jugperëndimore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Ulje e ndjeshme e temperaturave dhe vranësira, çfarë rezervon