Atentat me armë në Vlorë, mësohet identiteti i dy policëve që u qëlluan me 5 plumba
Një atentat i mundshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 2 shtator 2022 në qytetin e Vlorës, në lagjen e quajtur “Partizani”, ku një mjet tip “Volkswagen” ka qëlluar me armë drejt një makine “Audi” ku ishin duke udhëtuar dy policë.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për Anxhelo Breshanin, polic i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë dhe tjetri Narko Mehmetajn, polic Kufiri në Sarandë.
Dyshimet paraprake janë se është gjuajtur me armë zjarri të llojit pistoletë, ndërsa janë gjendur 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikt të çastit mes disa personave dhe policëve, ndërsa pritet versioni zyrtar nga policia.
Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes policia ka hapur rrugën kryesore për të vijuar qarkullimi dhe pritet heqja e automjetit “Audi” për ta çuar në komisariat për ekspertizë të mëtejshme.
NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE

