Qëllohet drejt policëve në Vlorë, kjo është makina ku po udhëtonin dy efektivët
Kjo është makina ku ishin duke udhëtuar dy policë në Vlorë, të cilët u qëlluan me armë mbrëmjen e sotme, 2 shtator 2022.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani"
Ata ishin në një mjet privat të tipit “Audi” ndërsa janë qëlluar nga një mjet tjetër “Volkswagen”, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Në makinë po udhëtonin Anxhelo Breshani punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Narko Mehmetaj me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
“Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.” – njoftoi policia e Vlorës.
Ndërkohë, aty ka mbërritur policia e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë provat në makinë dhe në zonën përreth.
NE LINKUN POSHTE LAJMI I PERDITESUAR NE KOHE REALE

