Vrasja e Ismet Çekores u krye nga një person i vetëm, mori 7 plumba në trup
Atentatet kriminale nuk kanë fund. Shkodra është tronditur nga vrasja e Ismet Çekores mesditën e së premtes, 2 shtator. 57-vjeçari ishte babai i Bajram Çekores, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçajt, ndërsa në një dekalratë për media Ismet Çekorja 4 ditë më parë e shfajësonte të birin ndaj çdo krimi.
Ismet Çekorja u vra në një atentat pranë shtëpisë nga ku 4 ditë më parë bëri këtë deklaratë: "Nuk ja kemi askujt frikën, në rrugë më kanë çdo ditë!"
57-vjeçari u sulmua me breshëri arme zjarri në rrugë, në lagjen “Guerrile”, Shkoder, pasditen e 2 shtatorit 2022.
Burimet thanë se Ismet Çekorja mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Fillimisht, ai mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Nga të dhënat e para, ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm, i cili pas krimit u largua nga zona dhe humbi gjurmët.
Policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë dhe pyeti dëshmitarë në zonë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vrasësit.
Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekores 24 vjeç, aktualisht në kërkim për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur po në Shkodër mbrëmjen e 25 Gushtit, në bashkëpunim me Tornado Fushën.
Me 29 gusht, 57-vjeçari në një deklaratë për media shfajësoi të birin, ndërsa akuzoi se po sulmoheshin nga banditët me pushtet.
Sakaq policinë e akuzoi se i rrethon shtëpinë sa herë në Shkodër ka ngjarje kriminale.
Policia e Shkodrës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen e Ismet Çekores, ndërsa për momentin mbetet e paraqartë nësë krimi lidhet me ngjarjet e fundit në kryeqendrën e veriut apo konflikte të tjera që ata mund të kenë pasur ndër vite.

