Strazimiri: Opozita vetëm në rritje, Berisha non grata nuk do të thotë që duhet të qeverisë krimineli Rama

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se opozita kohët e fundit ka pësuar vetëm rritje.

Sipas tij, Sali Berisha mund të jetë shpallur non grata nga SHBA-ja, por kjo nuk do të thotë se duhet të qeverisë një kriminel si Edi Rama.

Strazimiri: Ju e keni vënë re se opozita ka pasur vetëm rritje. Ne kemi qenë në të gjitha organizimet e partisë live. Ajo armatë që votuan të lirë dhe pastaj dolën në primare dhe referendum, tregon se opozita është rritur. Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA OK, por është kjo një arsye që një kriminale të shesë vendin. Ka ikur gjithë rinia nga vendi. në regjimin e Kristaqit nuk ishte vezë dhe qumësht. Sot është në krye të vendit i biri i Kristaqit, por të paktën jemi të lirë. Duhet të ngrihemi dhe të mbrojmë lirinë, pastaj vjen edhe buka.

Kandidatët tanë do të dalin në Primare. Ato forcojnë demokracinë sepse të gjithë marrin pjesë në zgjedhje. Nuk mundtë thuash se PD nuk është rinovuar në listat e saj. Sigurisht që Basha ka futur njerëz që nuk dinë të marrin një vendim dhe që nuk di në të artikulojnë një fjalë. Kanë mungesë objektivisht dhe eksperiencë politike.