Malësi e Madhe, qëllohet me armë drejt banesës, në shtëpi vetëm djali i familjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 15:58
Qëllohet me armë zjarri drejt murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., Malësi e Madhe.
Në banesë ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç., ndërkohë që akoma nuk dihen shkaqe t e kësaj ngjarjeje.
“Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.” – njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
