Softa: Koha për amnisti të re për armët pa leje, të shpërblehen ata që i dorëzojnë
Eksperti i Sigurisë Fation Softa në një intervistë për Ora News, u shpreh se duhet të bëhet një amnisti e re për armët pa leje, ndërkohë personat që i dorëzojnë atë të marrin një shpërblim financiar.
Softa u shpreh se sot 60% e armëve në vendin tonë janë në duart e popullatës ndërkohë që nuk dihet se në dorë të kujt janë.
Fation Softa: Shoqërisë shqiptare i janë shembur vlerat sepse nuk ka qenë në traditën e shqiptarët pabesia. Kemi ardhur në pikën që jo vetëm që nuk ekzistojnë më këto element të forcës së karakterit të qytetarit por sot po dominon jo vetëm krimet e organizuara por edhe krimi në familje për shkak të pronës. Ka një çoroditje dhe kjo në radhë të parë buron përveç mosfunkisonimit të institucioneve, nuk funksionon akoma policia e shtetit, e cila sot e kësaj dite nuk është në gjendje të mbledhë armët.
Arma është gjëja më e lehtë që gjendet në këtë vend. Të gjitha konfliktet banale dhe jo-banale, përfundon gjithmonë me armë me pistoletë. 60% e armëve janë ende në duart e popullatës, por ne nuk e masim dot se sa janë ka në duart e qytetarëve, kush i posedon. Armët janë gjithandej dhe gjithandej janë grupet që i mbajnë. Mendoj se ka ardhur koha për një amnisti të re dhe kjo duhet të shoqërohet me një faturë fiskale financiare në mënyrë që të stimulohen personat që dorëzojnë armët.
Më tej Softa theksoi se nëse armët nuk dorëzohen me vullnet të qytetarëve atëherë duhet të gjendet strategjia për t’ua marrë me forcë.
“Pastaj duhet të fillohet të gjendet mënyra duke pasur një strategji kombëtare qoftë dhe për mbledhjen me forcë të armëve duke bërë një aleancë mbarëkombëtare lidhur me luftën ndaj krimit. “- tha ai.
