Vetëm në pak orë, tre viktima në tre aksidente

Tre viktima raportohen në tre aksident të ndryshme në harkun e pak orëve në rrugët e vendit. Në Tiranë, një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj. Po në Tiranë raportohet një tjetër viktimë, në “Mjull Bathore”. Ndërsa në Fier raportohet se u përplas për vdekje një  këmbësor.

Tre persona kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në 3 aksidente të ndryshem në vendin tonë.  Një prej viktimave është një 25-vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj.

Ngjarja e rëndë ka nddhur në rrugën "Shaban Bardhoshi” në Tiranë ku 40-vjeçari Sajmir  Thaçi ka humbur kontrollin  e mejetit duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e shtëpisë kun ndodhej 25-vjeçarja.

Fatkeqësisht e reja e identifikuar si Marjana Sahitaj nuk i ka mbijetuar përplasjes së forte, duke ndërruar jetë në spital.

Po në kryeqytet, në “Mjull Bathore”, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari H.D, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në Fier, një 75-vjeçar i cili po lëvizte në këmbë përgjatë aksit rrugor "Levan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit" është përplasur nga makina e drejtuar nag një 49-vjeçar me inicialet F.M.

Për të treja  ngajrjet janë ngritur grupe hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentve me pasojë vdekjen.

Numri i viktimave në vend mund të ishte edhe më i lartë, pasi në Vlorë një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë e goditjes së forte është plagosur drejtuesi i mjetit dyrrotësh, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve të qyteti bregdetar.

Ndërsa mbrëmjen e së martës në Korçë, një 6-vjeçar është përplasur nga babai i tij me makinë pasi ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit. Aktualisht i mituri ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.