Kthyen banesën në vend të kultivimit të kanabis, pranga të moshuarit, djali i tij në kërkim

Një i moshuar ka rënë në prangat e policisë ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kulticonin bimë në vend të kultivimit të lëndëve narkotike.

“U arrestua në flagrancë 75 vjeçari me inicialet K. D., , banues në Fushë Krujë, si dhe u referuan materialet në Prokurori e u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 45 vjeç (djali i 75-vjeçarit), pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në oborrin e banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u asgjësuan bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.