Duka: Bastet luhen në të gjithë botën me rregulla, duhet si nevojë për financim që ka sporti
Gjatë takimit me kryeministrin Rama për rihapjen e basteve sportive, kreu i FSHF-së, Armand Duka tha se bastet luhen në të gjithë botën me rregulla.
Ai u shpreh se bastet sportive duhet të luhen në mënyrë të ligjshme, kështu lehtësohet edhe puna e ministrisë së Brendshme lidhur me aktivitetin kriminal.
Duka: Bastet luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe Ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel. Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin.
I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive.

