Ylli: Të hapen bastet sportive me kontroll nga shteti, po luhet në të “zezë” 20-30 mln në javë
Gjatë takimit me kryeministrin Rama për rihapjen e basteve sportive, kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Yli u shpreh se bastet sportive duhen rihapur.
Sipas tij, një hapje e tillë duhet të shoqërohet me kontrolle të shtetit, pasi po luhet edhe momentalisht pa kontroll.
Ai shtoi se po luhet 20-30 milionë lekë në javë në këto baste.
Ylli: Jam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër, tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 milionë lekë në javë, është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati.
Nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari evropian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin, kam marrë shembuj nga ligjet e tjera që me një kartë identitet nuk mund të luajë më shumë se 500 euro, sot luhen me milion dhe sporti nuk po merr asnjë lekë.
