Shkarkoi Gledis Nanon, Ministri Çuçi pas mbledhjes së qeverisë: Nuk përmbushi objektivat
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi gjatë komunikimit për mediat pas mbledhjes së qeverisë njoftoi për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
Çuçi u shpreh se shkarkimi i tij lidhet me mospërmbushje të objektivave dhe me situatën e krijuar muajt e fundit që kërkon menaxhim më të fort dhe efikas të policisë së shtetit.
Në vend të Nanos është caktuar përkohësisht Tonin Vocaj, ndërsa mësohet se Muhamet Rrumbullaku do të jetë drejtori i ri i Policisë.
Bledi Çuçi: Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë që lidhet me mospërmbushje të objektivave dhe me situatën e krijuar muajt e fundit që kërkon menaxhim më të fort dhe efikas të policisë së shtetit
. Për momentin detyrat do ti ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i policisë. Shumë shpejt do tju njoftojmë për Drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Shkarkimi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është shkarkuar sot (31 gusht 2022) nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Ora News mësoi se Gledis Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.
KLIKONI PER TU INFORMUAR PER TE GJITHA ZHVILLIMET
NE PERDITESIM/ Shkarkohet Gledis Nano. E zëvendëson përkohësisht Tonin Vocaj
