Ky është 32-vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin në Mjull Bathore

Është identifikuar person i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në Mjull Bathore në Tiranë.

“Ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili është shtetasi H. D., 32 vjeç”, njofton policia.

Drejtuesi i një mjeti tip kamjonçinë është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.