Nën efektin e lëndëve narkotike në timon, humbi kontrollin e mjetit dhe i mori jetën 25 vjeçares në oborrin e shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 09:53
Është arrestuar drejtuesi i mjetit i cili përfundoi në oborrin e një shtëpie në Tiranë ku humbi jetën një 25 vjeçare.
“U arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Thaçi, 40, banues në Tiranë,, sepse në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke drejtuar nën efektin e lëndëve narkotike, mjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me portën e një banesë dhe ka hyrë në oborin e banesës, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndrruar jetë në spitalin e Traumës”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

