Tiranë, aksident me pasojë vdekje në Farkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 09:44
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Tiranë në Mjull Bathore
Drejtuesi i një mjeti tip kamjonçinë është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
"Në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në foto: pamje nga aksidenti në Mjull Bathore, Tiranë më 31 Gushtë 2022

Në foto: pamje nga aksidenti në Mjull Bathore, Tiranë më 31 Gushtë 2022