Vrau dje vëllain dhe kunatën në Tiranë, policia sekuestron pistoletën
Policia ka gjetur pistoletën me të cilën Arsen(Hamza) Muskurti vrau dje (30 gusht 2022) vëllain dhe kunatën në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Islam Alla", në Agjencisë Turistike të cilën vëllezërit e kishin në bashkëadministrim.
Arsen Muskurti, vrau me armë zjarri të vëllain Dritanin 44 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit Norën 33 vjeçe. Çifti i bashkëshortëve lanë pas tre fëmijë, dy vajza e një çun.
“Është arrestuar A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" kundër dy ose më shumë personave dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën "Islam Alla", ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit”, njofton policia.
Arsen(Hamza) Muskurti është kapur nga policia pak kohë pas ngjarjes në qendrën tregtare në rrugën ‘5 Maji’ ku ai kishte dyqanin e tij meprodukte kozmetike bimore.
Dyshohet se konflikti mes tyre ka lindur për arsye pronësie, ndërsa një gjë e tillë vihet re edhe në rrjetet sociale.
Arsen (Hamza) Muskurti ka bërë një postimi në 13 gusht lidhur me dy viktimat ku shkruan se viktimat dërgojnë njerëz në Umra (peligrinazh në Meka) dhe se merren me mashtrime e shpifje.
Ai flet me një gjuhë urrejtje për ta në postim, duke u thënë që ata duhet të kenë turp për veprimet e tyre.

