Ndalohet nga policia tek "Kthesa e Verrisë", 28-vjeçarit me precedent kriminal i sekuestrohen rreth 100 mijë euro

Një 28 vjecar me precedentë penalë nga Kamza, u kap në Fier duke qarkulluar në një makinë me 97 mijë euro dhe 3 mijë paund kesh. Pasi nuk vërtetoi burimin e ligjshëm, paratë u sekuestruan, ndërsa i riu u vu nën hetim.

Policinë e Fierit zbuloi rast të lëvizjes së padeklaruar të parave KESH në vend, pas ndalimit të një makine për kontroll në vendin e quajtur “Kthesat e Vërrisë”.

Në drejtimin e mjetit ishte Romeo Çyçymeni, I cili nga verifikimet e policisë rezultoi person me prcedentë të theksuar kriminal në fushat e plagosjes dhe të vjedhjes së pronës e pasurisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë kontrollit, aty u gjëtën u gjetën 97,540 Euro dhe 3000 Paund, për të cilat 28 vjecari nuk kishte do që vërteton burimin e ligjshëm të tyre.

Në këto kushte, e gjithë shuma e parave u sekuestrua, ndërsa nga hetimet dyshohet se ato janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

28 vjecari Romeo Çyçymeni, u procedua në gjendje të lirë me akuzën “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Policia e Fierit thotë se vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave 28 vjecarit si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari të tjera kriminale.

Ditët e fundit në vend, janë goditur disa tentative të lëvizjes së padeklaruar të parave përmes pikave kufitare me Malin e Zi dhe Greqinë.

 Kontrolle të befasishme ndaj personave me precedentë të mëparshëm kriminal, me qëllim parandalimin, evidentimin e goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.