Komshinjtë në pallat ndjenë erën e keqe, i moshuari i paralizuar gjendet i vdekur në banesë
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 20:29
Një 74-vjeçar me inicialet P.Ç është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen "Liri Gero" në Fier.
74-vjeçari jetonte i vetëm në banesë ndërsa ishte prej vitesh i paralizuar.
Kanë qenë banorët e pallatit që kanë vënë re mungesën e tij për dy ditë dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe policinë për të hapur derën, ndërsa edhe era e keqe që vinte nga banesa ka ngjallur dyshime për vdekjen e tij.
Pasi është hapur dera me forcë është konstatuar edhe trupi i pajetë i 74-vjeçarit.
Dyshimet jane se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

