Djali me biçikletë i preu rrugën para banesës, babai humbi kontrollin dhe e mori poshtë mjetit

Zbardhen detaje nga ngjarja në Korçë ku një shtetas përplasi aksidentalisht të birin 6 vjeçar me makinë.

Mësohet se fëmija ka qenë me biçikletë dhe i ka prerë rrugën para makinës  makinës tip "Opel" që drejtohej nga i ati.

Për pasojë ky i fundit ka humbur kontrollin dhe e ka marrë poshtë makinës.

"Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve" njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.