“Ndenja 8 vite në një ‘Benz’ të Marko Bellos”, Berisha kritika qeveria: 4 mln euro instalacion druri, ata s’dinë ç’bëjnë

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me instilacionin që do të vendoset përpara Kryeministrisë, që sipas liderit të PD-së ka një vlerë 4 mln euro.

Berisha thotë se qeveria po keqpërdorë paratë, ndërkohë që nuk mendon për t’u ardhur në ndihmë të qytetarëve.

Kreu i PD-së tha se gjatë kohës që ishte kryeministër ka qëndruar me një Benz të të ndjerit Marko Bello, ndërsa theksoi se drejtësia nuk vepron ndaj qeverisë që keqpërdor paratë.

“Pak metra nga ne është një oborr i vogël në Kryeministri. Unë aty kam pritur Xhorxh W Bush. Në atë oborr Rama do të vendosë një instalacion druri 4 mln euro. Unë kam qëndruar 8 vite me një Benz të të ndjerit Marko Bello. Këto nuk ç’bëjnë. 4 mln euro instalacion druri. Ky është nga rastet sepse seria është shumë e madhe. Drejtësia nuk vepron. Vërsulet me tërbim kundër SPAK sepse është Olsi Rama i lidhur e skema të tmerrshme piramidale Call Center, është hetim kombëtar ai. Beteja që i bëhet i bëhet sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet tek Olsi Rama. Ka edhe të tjerë në atë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme . Shteti nuk ekziston. Po veprim qytetar nuk ka zgjidhje.”, tha Berisha.