Bylykbashi: Do e ndajmë në pjesë qeverisjen kriminale, në shtator beteja të nxehta

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se me fillimin e shtatorit do të ketë një stinë të nxehtë politike.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Bylykbashi tha se opozita do përpiqet të ndajë qeverinë në pjesë në mënyrë që të rrëzojnë Edi Ramën.

Oerd Bylykbashi: Do të ketë një betejë parlamentare të fortë, do të ketë protesta, do të jetë një stinë e nxehtë, ku opozita i ka dhënë shenjat që  nuk është më opozita që panë shqiptarët vjet.

Ne do përpiqemi që me gjithë veprimin tonë politik, ta ndajmë në pjesë këtë qeverisje kriminale, duke u dhënë shqiptarëve qartësinë, se përse duhet ne shpejt të rrëzojmë Edi Ramën në këtë qeverisje. Njerëzit po ikin masivisht prej humbjes së shpresës.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria është bërë një platformë qeverisje kriminale, në bashkëpunim me krimin.

Përgatiti Anila Kolgjini.