Humb kontrollin e mjetit, babai në Korçë aksidenton djalin e tij 6-vjeçar

Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë.

Shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.