Tiranë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit, makina përfundon në oborrin e banesës, ndërron jetë 25-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 07:44
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm 31 gusht 2022.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën "Shaban Bardhoshi", shtetasi Sajmir Thaçi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese”, njofton policia.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja Marjana Sahitaj 25 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
