Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësor në Fier.

Një 49 vjeçar ka askidentuar për vdekje një 75 vjeçar.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit" shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip "Jeep", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier”, njofton policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.