Arrestimi i autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, Çuçi përgëzon policinë
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përgëzuar policinë për arrestimin e Arsen (Hamza) Muskurtit, i cili vëllau vëllanë dhe bashkëshorten e tij, Dritan dhe Nora Meskurtit pasditen e sotme (30 gusht).
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Çuçi thotë janë të vendosur për të goditur krimin, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij krijohet siguri.
“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë.”-shkruan ai.
Arsen Meskurti është kapur në qendrën tregtare concord, në rrugën ‘5 Maji’ ku ai kishte dyqanin e tij meprodukte kozmetike bimore.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, 30 gusht, në rrugën "Islam Alla", pranë Agjencisë Turistike të cilën vëllezërit e kishin në bashkëadministrim.
Arsen Muskurti, vrau me armë zjarri të vëllain Dritanin 44 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit Norën 33 vjeçe. Çifti i bashkëshortëve lanë pas tre fëmijë, dy vajza e një çun.
