"I kam të motrës", tezja e vëllezërve Muskurti mes lotëve: Lajmin e mësova në televizor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 18:35
Mes lotëve, tezja e dy vëllezërve Muskurti mbërriti në vendin ku nipi i saj Arseni vrau të vëllanë Dritanin dhe kunatën e tij Nora.
Për gazetarët ajo tha se lajmin e trishtë e mori vesh nga lajmet.

Në foto e tezja e vëllezërve Muskurti
"I kam nipa. I kam të motrës. Nuk e di a kanë pas probleme. Lajmin e mora vesh në televizor" tha ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, 30 gusht, në rrugën "Islam Alla", pranë Agjencisë Turistike të cilën vëllezërit e kishin në bashkëadministrim.
Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë.

