“Emigrimi problem për Shqipërinë”, Abazi: Shumica e shqiptarëve largohen me një mllef ndaj vendit të tyre
Pedagogia Enika Abazi, është shprehur se emigracioni është një problem shumë shqetësues për Shqipërinë.
Në një intervistë për RTV Ora, me Besmira Pelushaj, tha se edhe pse emigrimi është një problem për Shqipërinë, secili ka të drejtë të emigrojë.
Ajo tha se shqiptarët ikin me një mllef nga vendi i tyre.
Abazi: Emigracioni është një problem shumë shqetësues për Shqipërinë, kemi të bëjmë me një vend të vogël me resurse dhe burime të kufizuara që kërkojnë të përdoren investohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Emigracioni është një diçka që i përket njeriut. Fakti që jetojmë në një sistem demokratik secili ka të drejtë të emigrojë nëse ata e vlerësojnë se kjo do u kontribuojë më mirë në jetën e tyre. Ajo që unë do e quaja problematikë në tranzicionin shqiptar është se shumica e shqiptarëve largohen me një mllef ndaj vendit dhe ndaj Shqipërisë. Nuk e di nëse shqiptarët duhet ta mbajnë vendin apo Shqipëria duhet t’i mbajë atë. Nga këtu fillojnë problematikat.
