Bosi i shumëkërkuar i kriptomonedhave u arrestua në Shqipëri, reagon Çuçi
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të shtetasit turk i cili ishtë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Sipas Çuçit kapja e tij është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.
Çuçi: Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!
Arrestimi i Faruk Fatih Özer
Faruk Fatih Özer u arrestua ditën e sotme (30 gusht 2022) në Vlorë.
Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.
Kompania përmes të cilës vepronte Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Özer ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.
