Korçë, i shpallur në kërkim për transport të paligjshëm emigrantësh, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë.

Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit policor  “Perimetri 188”

I arrestuari është 27-vjeçari me inicialet R. D. banues në Yzberisht, Tiranë.

“Kapja e tij u bë, pasi më datë 07.08.2022, në dalje të qytetit të Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi J. C., 23 vjeç, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin e tij tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte, kundrejt shpërblimit, 5 emigrantë të paligjshëm”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.