DETAJI/ Turku Ozer po mbahej nën përgjim, jetonte në Elbasan u arrestua në Vlorë

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i turkut Faruk Fatih Özer ditën e sotme (30 gusht 2022) në Vlorë.

Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se shtetasi turku Faruk Fatih Özer ka qenë nën përgjim për rreth 10 ditë.

Sakaq mësohet se ai jetonte prej disa muajsh në lagjen 5 Maji në Elbasan.

Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.

Kompania përmes të cilës vepronte Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Özer i ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.